Takime

E premte, 9 nëntor 2018 

TAKIMI I KOORDINATORIT TOMISLLAV TUNTEV ME SH.T.  AMBASADORIN E MISIONIT TË OSBE, KLEMENS KOJA 

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit, Tomisllav Tuntev sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me SH.T. ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Klemens Koja. Temat kryesore në të cilat u përqendruan të dy bashkëbiseduesit ishin: procesi i ndryshimeve kushtetuese që filloi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, formimi i trupit punues për pajtim, si dhe nevoja që paralelisht me këtë proces deputetët të punojnë në projekte ligjore reformuese. 

Koordinatori Tuntev u shpreh i bindur se procesi për ndryshimin e Kushtetutës, i cili për Maqedoninë do të shënojë hapje të dyerve për anëtarësim në NATO dhe për fillim të negociatave për anëtarësim në BE do të përfundojë suksesshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Ai informoi se procedura për ndryshime kushtetuese është në fazë të dytë dhe se diskutimi deri më tani zhvillohet në atmosferë konstruktive. 

Ambasadori Koja u interesua për prioritetet reformuese të cilat Republika e Maqedonisë duhet t'i realizojë paralelisht me procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese. 

Koordinatori Tuntev paralajmëroi se proceset reformuese janë kryesore dhe se në periudhën që vijon do të punohet intensivisht në disa ligje reformuese në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, si dhe në pjesën e jurisprudencës. Gjithsesi, theksoi Tuntevi, shumica parlamentare do të punojë në atë që të sigurojë mbështetje sa më të gjerë parlamentare për këto ligje reformuese. 

Ambasadori Koja, i cili është njeriu i parë i Misionit të OSBE-së, shfaqi shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet OSBE-së dhe Kuvendit në përgjithësi do të vazhdojë edhe më tej, por edhe bashkëpunimi i veçantë të cilin OSBE-ja e ka me grupet parlamentare. Veçanërisht në pjesën e përforcimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ai paralajmëroi mbështetje infrastrukturore nga OSBE-ja për zyrat lokale të deputetëve.    

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.