Takime

E premte, 25 shtator 2020

KULTURA U PËRKET TË GJITHËVE

Komisioni për Kulturë sot mbajti një takim jozyrtar ku morën pjesë ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani, në mënyrë që të njihen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë.

Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, kryetari i Komisionit, Kastriot Rexhepi, theksoi përkushtimin e tij për punën e ardhshme të këtij Komisioni në mënyrë që të gjejë zgjidhjet më të mira ligjore në interes të qytetarëve.

Ministrja Stefoska dhe zëvendësministri Sulejmani nga ana e tyre prezantuan planet dhe mënyrat në të cilat Ministria e Kulturës do të funksionojë nën udhëheqjen e tyre.

Anëtarët dhe zëvendësanëtarët e pranishëm të Komisionit shprehën kënaqësinë me këtë qasje të drejtpërdrejtë për fillimin e aktiviteteve të Komisionit dhe u angazhuan për përfshirje aktive dhe kritika konstruktive me qëllim të përmirësimit të situatës në sektorin e kulturës, por edhe për të investuar në përmirësimin e të drejtave të komuniteteve. Gjithashtu, pjesëmarrësit shprehën qëndrimin e tyre se në mënyrë që të ketë një bashkëpunim të suksesshëm në këtë Komision, është e nevojshme të tejkalohen interesat partiake, sepse kultura u përket të gjithëve.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.