Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

KËSHILLI  NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

E-posta:nsei@sobranie.mk

Mbledhje, Debate publike, Takime, dokumente të NSEI, Dokumente nacionale për anëtarësimin në BE, Për Bashkimin Evropian, Gazeta e BE-së, Lidhje

Në seancën e mbajtur më 6 korrik 2011, Kuvendi miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Këshilli ka  kryetar,  nënkryetar, 15 anëtarë dhe nëntë zëvendësanëtarë, si në vijim:  nëntë anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që kanë zëvendës dhe gjashtë anëtarë nga institucionet tjera:  zëvendëskryeministri  i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, përfaqësues i kabinetit të kryetarit të shtetit, përfaqësues i kabinetit të kryeministrit të Qeverisë , përfaqësues i ASHAM, BNJVL-së dhe SHGM.  Këta gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vendosjeje.

Kryetari i Këshillit emërohet nga radhët e deputetëve në opozitë, ndërsa nënkryetari nga anëtarët që janë në pozitë.

Anëtarë sipas funksionit janë:  Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane, Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Bashkëkryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-RMV, dhe zëvendësanëtarë sipas funksionit janë: Zëvendëskryetari  i Komisionit për Çështje Evropiane, zëvendësnënkryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe një nga Zëvendëskryetarët e Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-RMV.

Mënyra e punës, të drejtat dhe detyrimet e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, publikut në punë, kryerjes së punëve profesionale, administrative dhe punëve të tjera për nevojat e Këshillit janë të rregulluara me Rregulloren e  Procedurës së Këshillit Nacional miratuar më 25.10.2011.

Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm, të cilët kanë të drejtë të vendosin, nga radhët e deputetëve.

Kryetar: Aleksandar Nikolloski
Nënkryetar: Sonja Mirakovska
anëtarët: Darko Kaevski 
Zeqir Ramçilloviq
Rina Ajdari
Gordana Siljanovska-Davkova
Lupço Prenxhov 
Surija Rashidi
Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane
Antonijo Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme
Bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut
Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje evropiane
prof. dr Aleksandar L. Spasov, përfaqësues i kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Edmond Ademi, përfaqësues i kabinetit të Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Zhivko Popov, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Aleksandar Naumoski, përfaqësues i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale

Mlladen Çadikovski, përfaqësues i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
 Zëvendës anëtarët: Maja Moraçanin
Arbana Pasholli
Monika Zajkova
Zdravko Trajanov

Ilire Dauti
Arta Bilalli-Zendeli, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane
Vllado Misajllovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme
Fisnike Bekteshi-Shaqiri, zëvendëskryetare e Komitetit Parlamentar të Përzier BE- Republika e Maqedonisë së Veriut
 
Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.