Aktivitete të Institutit Parlamentar

20 tetor 2017

Seminar njëditor për studentët e studimeve juridike dhe politike

Studentë të vitit të parë të regjistruar në studimet juridike dhe politike të Fakultetit Juridik të Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, morën pjesë në një seminar edukativ njëditor, që u mbajt më 20 tetor në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar. 

Në këtë seminar studentët u njohën me normat juridike sipas të cilave zhvillohet jeta parlamentare dhe veprimtaria e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Fushat të cilat përpunohen lidhen ngushtë me atë që mësohet në përbërje të lëndës E drejta parlamentare, siç janë: përbërja, struktura dhe organizimi i brendshëm i Kuvendit; të drejtat dhe detyrat e deputetëve; kompetencat themelore të Kuvendit me theks të veçantë mbi procedurën e miratimit të ligjeve; demokracia parlamentare dhe zhvillimi i saj historik në Maqedoni. 

Në fund të seminarit studentët kishin mundësi nëpërmjet vizitës së organizuar të shikojnë pjesën solemne të ndërtesës së Kuvendit, si një karakteristikë e rëndësishme e sovranitetit maqedonas. 

 
a
 
 
 
 

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.