Aktivitete të Institutit Parlamentar

20 mars 2018

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË DEMOKRACIA DHE KUVENDI PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM

Më 20 mars, nxënësit e Forumit Rinor Arsimor morën pjesë në seminarin edukativ njëditor me temë “Demokracia dhe Kuvendi”.

Qëllimi i seminareve është ta përafrojë punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë te të rinjtë, me çka do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për përfitimet nga demokracia. Në seminarin njëditor mori pjesë delegacion nga shërbimi parlamentar i Konfederatës Zvicerane, me qëllim që të këmbejë përvoja dhe të prezantojë aktivitetet nga sfera e edukimit dhe komunikimit.

Udhëheqësi i Institutit Parlamentar, Zllatko Atanasov nxënësve të pranishëm u dha certifikata për pjesëmarrjen në seminar.

Pjesëmarrësit në seminar kishin mundësinë që gjatë vizitës së organizuar të shohin hapësirat më reprezentative të ndërtesës së Kuvendit, si një karakteristikë kryesore e shtetësisë së Maqedonisë.

 
a
 
 
 
 

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.