Aktivitete të Institutit Parlamentar

22 shtator 2017

SEMINAR NJË-DITOR ME TEMË DEMOKRACIA DHE KUVENDI PËR STUDENTË TË SHKOLLËS SË MESME 

Nxënësit e pesë shkollave të mesme nga Strumica, Tetova, Bogdani, Makedonska Kamenica dhe Shkupi, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, morën pjesë në një seminar edukativ një-ditor me titull pune "Demokracia dhe Kuvendi". Seminari u mbajt më 22 shtator, në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar. 

Qëllimi i seminareve është që të sjellë më afër punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me popullatën e re, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e ndërgjegjësimit të tyre për përfitimet e demokracisë.

Përmes leksioneve teorike, projeksioneve video dhe lojërave, studentët përcaktuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre për demokracinë, demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni, parimin e ndarjes së pushtetit, vendin dhe rolin e Parlamentit në sistemin politik të Republikës, zgjedhjen e përfaqësuesve popullorë, procedurën për miratimin e ligjeve në Kuvend etj. 

Studentëve dhe mësimdhënësve iu dha nga një certifikatë për pjesëmarrje në seminar.

Gjithashtu, studentët patën një mundësi jo të zakonshme për të njohur Parlamentin përmes një shëtitje të organizuar në ambientet e tij më përfaqësuese.

 
a
 
 
 
 

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.