Aktivitete të Institutit Parlamentar

28 mars 2018

PROFESIONALIZMI, ETIKA DHE INTEGRITETI - TRAJNIM I AVANCUAR PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT

Në periudhën nga 26 deri më 28 mars 2018 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt trajnim i avancuar me temë: “Etika profesionale dhe integriteti, i dedikuar për shërbimin e Kuvendit.

Në këtë trajnim treditor u përfshinë praktikat maqedonase në sferat e profesionalizmit në mjedisin e punës, integriteti dhe mënyra se si i njëjti ndërlidhet me transparencën, si  dhe vlera e shtuar e implementimit përkatës të Kodit për sjelljen e të punësuarve. Me këtë trajnim u rrumbullakua projekti për përforcimin e kapaciteteve administrative të të punësuarve nga Shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili u realizua në tre faza duke filluar nga muaji shtator 2017.

Programi për trajnim u realizua nga Qendra për Studime Evropiane të Sigurisë (CESS), nga Holanda si dhe nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa financiarisht u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

 
a
 
 
 
 

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.