Aktivitete të Institutit Parlamentar

16 qershor 2017

KONFERENCA E TRETË RAJONALE E SHËRBIME HULUMTUESE PARLAMENTARE  

Më 16 2017 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt Konferenca e tretë rajonale e qendrave hulumtuese parlamentare me titull “Transparenca e Buxhetit dhe llogaridhënia dhe roli i parlamenteve”: Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference ishte shqyrtimi i politikave vijuese në raport me transparencën e buxhetit në rajon dhe theksimi i rolit të parlamentit gjatë mbikëqyrjes dhe kontrollit të procesit të buxhetit.

Për nevojat e konferencës pjesëmarrësit përpunuan studim ku jepen përgjigjet për disa çështje kryesore: Çfarë është transparenca dhe llogaridhënia e buxhet dhe pse janë të rëndësishme?; Cilat janë politikat vijuese në lidhje me transparencën e buxhetit?; Si është transparenca në përputhje me standardet ndërkombëtare? Interes të veçantë shkaktoi çështja mbi rolin e parlamentit në procesin e buxhetit, si dhe në mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi zbatimin e buxhetit.

Në konferencë morën pjesë 18 hulumtues nga 6 shërbime parlamentare nga rajoni të cilët morën pjesë në përpunimin e studimit, si dhe përfaqësues të shërbimit parlamentar të Konfederatës Zvicerane.

 
a
 
 
 
 

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.