Aktivitete të Institutit Parlamentar

E mërkurë, 11 prill 2018

VLERËSIMI I PROGRAMEVE PËR EDUKIM DHE KOMUNIKIM ME PUBLIKUN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË BASHKËPUNIM ME SHËRBIMIN E PARLAMENTIT TË KONFEDERATËS ZVICERANE

Instituti Parlamentar realizon programe për informim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve, të organizatave civile dhe në përgjithësi për qytetarët. Këto programe janë në formë të seminareve, debateve dhe ditëve të hapura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Vetëm në vitin 2017 më shumë se 660 nxënës dhe studentë dhe mbi 5000 qytetarë e vizituan Kuvendin.

Për vlerësimin e zbatimit të këtyre programeve, 4 përfaqësues të Këshillit Nacional të Zvicrës morën pjesë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 19 deri më 21 mars 2018.

Si pjesë e vizitës delegacioni mori pjesë në dy seminare njëditore të dedikuara për studentë dhe për nxënës të shkollave të mesme, në vizitë të organizuar të ndërtesës dhe hapësirave të punës të Kuvendit. 

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.