Aktivitete të Institutit Parlamentar

SEMINAR EDUKATIV PËR STUDENTË

Me qëllim të rritjes së transparencës së pushtetit ligjvënës dhe përfshirjes dhe informimit të publikut për punën e Kuvendit, Instituti Parlamentar organizon seminare edukative njëditore për studentët e universiteteve të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut me temën "Parlamenti (Kuvendi) si institucion themelor i të drejtës parlamentare".

Seminari njëditor është një program i veçantë që zbatohet si punëtori në kohëzgjatje prej gjashtë orësh. Gjatë seminarit, nëpërmjet ligjeratave teorike dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit i përcaktojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me demokracinë parlamentare dhe zhvillimin e saj historik në Maqedoni, parimin e ndarjes së pushtetit, vendin dhe rolin e Kuvendit në sistemin politik të shtetit, zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit dhe të drejtat dhe obligimet e tyre, si dhe kompetencat themelore të Kuvendit duke theksuar procedurën e miratimit të ligjeve. Gjatë seminarit mbizotëron qasja interaktive, që nënkupton përfshirjen e vazhdueshme të pjesëmarrësve nëpërmjet  parashtrimit të pyetjeve, diskutimeve, këmbimit të përvojave dhe punës praktike në grupe.

Si pjesë e seminarit, organizohet vizitë në pjesën solemne të ndërtesës së Kuvendit, si karakteristikë e rëndësishme historike e shtetësisë maqedonase, nëpërmjet të cilës studentët kanë mundësinë të njihen më afër me hapësirën ku punojnë deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë pjesëmarrësve të seminarit u jepet një certifikatë për pjesëmarrje.

Qëllimi i seminarit është njohja e pjesëmarrësve me rregullat për jetën parlamentare dhe punën e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësimi i studentëve që të fitojnë njohuri në fushën e së drejtës parlamentare dhe përgatitja e tyre për zbatimin e kësaj njohurie në praktikë.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.