Aktivitete të Institutit Parlamentar

„KAM QËNDRIM!“ - AKTIVITET I RI EDUKATIV I INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Në shkurt të vitit 2019, Instituti Parlamentar filloi me realizimin e aktivitetit të ri edukativ për nxënësit e arsimit të mesëm, simulimin „Kam qëndrim!“.

Aktiviteti edukativ „Kam qëndrim!“ paraqet një simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti i stimulon pjesëmarrësit të zhvillojnë qëndrime personale në lidhje me temat aktuale politike dhe të njëjtat t'i argumentojnë para pjesëmarrësve të tjerë, me qëllim që të gjejnë zgjidhje të pranueshme dhe të përkrahur nga shumica e pjesëmarrësve. Aktiviteti është përgatitur sipas shembullit të aktivitetit edukativ „My Point of View“, i organizuar nga Parlamenti Federal i Konfederatës së Zvicrës.

Aktivitetet në lidhje me „Kam qëndrim!“ fillojnë në shkollat, ku nën udhëheqjen e mësimdhënësve, mentorëve mbahen takime, në të cilat nxënësit, e ndarë në tri komisione, diskutojnë për një problem të caktuar politik  dhe për të njëjtin duhet të japin zgjidhje të cilën duhet ta mbrojnë para nxënësve të tjerë. Aktiviteti edukativ përfundon në Kuvend, ku mbahet simulimi i seancës plenare, me ç'rast nxënësit diskutojnë dhe marrin vendime në lidhje me zgjidhjet e ofruara për secilën nga temat e zgjedhura.

Realizimi me sukses i simulimit „Kam qëndrim!“ kërkon përgatitje serioze dhe përkushtim nga pjesëmarrësit. Për këtë qëllim, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e aktivitetit, Instituti Parlamentar organizon edhe punëtori në të cilën mësimdhënësit fitojnë shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për zbatimin e simulimit dhe mentorimit me sukses të nxënësve.

Qëllimi i mbajtjes së aktivitetit edukativ „Kam qëndrim!“ është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesi i miratimit të ligjeve te popullata e re, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre në lidhje me demokracinë dhe do t'i nxisë dhe t'i përgatitë për kriticizëm shoqëror dhe politike dhe përfshirje.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.