Kumtime

E mërkurë, 1 dhjetor 2021

Delegacioni i Grupit Drejtues të Kuvendit për vizitë studimore në Riksdag

Delegacioni i Grupit Drejtues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Fadil Zendeli, kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Aleksandar Veljanovski, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nikolla Micevski, nga 1 deri më 4 dhjetor 2021 do të jenë për vizitë studimore në Parlamentin Suedez, me ftesë të anëtarëve të Grupit Drejtues të Riksdagut.

më shumë...

E hënë, 29 nëntor 2021  

DELEGACIONI I KUVENDIT NË FORUMIN TRANSATLANTIK NË UASHINGTON 


Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të marrë pjesë në Forumin Transatlantik, i cili çdo vit në mënyrë tradicionale mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2021 në Uashington, D.C., SHBA.  

më shumë...

E premte, 26 nëntor 2021 

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e 33-të të rajonit të Evropës në AP të Frankofonisë 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: Abdulla Saliu, kryetar i Seksionit dhe shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë; Nenad Kociq, nënkryetar i parë i Seksionit dhe Safije Sadiki Shaini, anëtare e Byrosë, do të merr pjesë në Sesionin e 33-të të rajonit të Evropës në AP të Fraknofonisë, që do të mbahet më 26 nëntor 2021 në Tiranë, Shqipëri. 

më shumë...

E premte, 19 nëntor 2021

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „22 NËNTORI“

Më 22 nëntor 2020 (e hënë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "22 Nëntori" do ta ndajë çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2021 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

më shumë...

E enjte, 18 nëntor 2021

Deputeti Mile Talevski në takimin special në Barcelonë

Në organizimin e përbashkët të Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Afërt, Nënkomiteti për Partneritetin e NATO-s dhe Delegacioni Spanjoll në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, më 19 dhe 20 nëntor 2021, do të mbahet takimi special në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës.

më shumë...

E hënë, 15 nëntor 2021

Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Ros-Rot të AP-së së NATO-s

Nga 15 deri më 17 nëntor 2021 në Beograd, Republika e Serbisë do të mbahet Seminari i 101 Ros-Rot i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s) ku do të marrin pjesë deputetët: znj. Arta Bilalli-Zendeli, shefe e Delegacionit dhe z. Ilija Nikollovski, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s).

më shumë...

E premte, 12 nentor 2021

Vendosja e luleve të freskëta

Me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Qytetit të Shkupit, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Georgievska, Zhaklina Peshevska dhe Daniela Markovska, më 13 nëntor 2021 (e shtunë), do të vendosë kurora me lule të freskëta:

më shumë...

E enjte, 11 nëntor 2021

Vendosja e luleve të freskëta

Me rastin e shënimit të armëpushimit të vitit 1918, më 12 nëntor 2021 (e premte), në manifestimet përkujtimore në Manastir dhe Prilep, Delegacionet e Kuvendit do të vendosin lule të freskëta:

më shumë...

E hënë, 25 tetor 2021

Delegacioni i Kuvendit në punëtori në Gjenevë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga: Abdulla Saliu, shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë dhe Beti Stamenkoska Trajkoska, anëtare e Delegacionit, do të marrë pjesë në punëtorinë për forcimin e rolit të deputetëve në vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në procesin e Pasqyrës Periodike Universale, që do të mbahet më 25 dhe 26 tetor 2021 në Gjenevë.  

më shumë...

E enjte, 21 tetor 2021

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor 2021 (e shtunë), me ora 10:00, delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga nënkryetari Goran Misovski, në përbërje Daniela Nikolova dhe Ivanka Vasilevska, do të vendos kurorë me lule të freskëta në Përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.

 

më shumë...

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.