Kumtime

Е premte, 8 tetor 2021

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “11 TETORI“

Më 11 tetor 2021 (e hënë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori" do ta ndajë çmimin shtetëror "11 Tetori" për vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit do t'i jepet filologut, prof. dr. Atanas Vangellov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, piktorit akademik Pavle Kuzmanovski, aktores Bedia Begova dhe politikologut Mahi Nesimi.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.