Kumtime

E enjte, 18 nëntor 2021

Deputeti Mile Talevski në takimin special në Barcelonë

Në organizimin e përbashkët të Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Afërt, Nënkomiteti për Partneritetin e NATO-s dhe Delegacioni Spanjoll në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, më 19 dhe 20 nëntor 2021, do të mbahet takimi special në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës.

Në takim do të marrin pjesë delegacionet nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet nga vendet partnere të Aleancës. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë deputeti Mile Talevski, zëvendësanëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. 

Në takim do të flasin përfaqësuesit e autoriteteve spanjolle: Ander Gil Garsia, kryetar i Senatit; Margarita Robles Fernandez, ministre e Mbrojtjes dhe admirali Huan Francisko Martinez Nunezh, sekretar i përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë mendime me përfaqësuesit e instituteve dhe ekspertëve të shquar për çështjet dhe sfidat aktuale që lidhen me rajonin e Mesdheut dhe Lindjes së Afërt, me theks të veçantë në sigurinë humane dhe migrimet e vazhdueshme, sfidat e sigurisë nga konfliktet e hapura dhe perspektivat për stabilizimin e tyre. 

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.