Kumtime

E hënë, 15 nëntor 2021

Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Ros-Rot të AP-së së NATO-s

Nga 15 deri më 17 nëntor 2021 në Beograd, Republika e Serbisë do të mbahet Seminari i 101 Ros-Rot i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s) ku do të marrin pjesë deputetët: znj. Arta Bilalli-Zendeli, shefe e Delegacionit dhe z. Ilija Nikollovski, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP e NATO-s).

 Në këtë seminar do të debatohet për integrimin euroatlantik, Partneritetin për paqe dhe rrugën drejt tejkalimit të sfidave në Ballkanin Perëndimor. Seminari është i ndarë në gjashtë sesione: në Sesionin e Parë do të debatohet për Serbinë në komunitetin euroatlantik: zhvillimi i fundit i ngjarjeve, në Sesionin e Dytë do të debatohet për Stabilitetin në Ballkanin Perëndimor: çështjet bilaterale dhe rajonale, në Sesionin e Tretë do të debatohet për dezinformimin, lajmet e rreme dhe kohezionin social në Ballkanin Perëndimor, në Sesionin e Katërt do të debatohet për Ballkanin Perëndimor dhe fleksibilitetin: sfidat e Kovid-19 dhe degradimi i mjedisit jetësor, në Sesionin e Pestë do të debatohet për Ballkanin Perëndimor: sfidat dhe zgjidhjet ekonomike dhe sociale, në Sesionin e Gjashtë do të debatohet për Rezistencën sajber në Ballkanin Perëndimor: praktikat më të mira.

 Pjesëmarrësve në këtë seminar do t'u drejtohen me fjalë përshëndetëse z. Dragan Sormaz, shef i Delegacionit të Serbisë në AP të NATO-s, z. Ivica Daçiq, kryetar i Kuvendit të Republikës së Serbisë, z. Urs Shmid, ambasador i Zvicrës në Republikën e Serbisë dhe z. Aleksandar Vuçiq, president i Republikës së Serbisë. Gjithashtu, të pranishmëve do t'u drejtohen edhe z. Atila Mesterhazi, nënkryetar i NATO-s, z. Nebojsha Stefanoviq, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Serbisë, znj. Mimi Kodheli, nënkryetare e NATO-s, z. Nikolla Selakoviq, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, z. Josip Bërkiq, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të BeH dhe ekspertë të tjerë.  

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.