Kumtime

E hënë, 25 tetor 2021

Delegacioni i Kuvendit në punëtori në Gjenevë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga: Abdulla Saliu, shef i Delegacionit në AP të Frankofonisë dhe Beti Stamenkoska Trajkoska, anëtare e Delegacionit, do të marrë pjesë në punëtorinë për forcimin e rolit të deputetëve në vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në procesin e Pasqyrës Periodike Universale, që do të mbahet më 25 dhe 26 tetor 2021 në Gjenevë.  

Qëllimi i mbajtjes së punëtorisë është t'u mundësojë parlamentarëve të luajnë rol udhëheqës në avancimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe në punën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe Pasqyrën e tij Periodike Universale përgjegjës për vlerësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryesisht për shkak të privilegjeve të tyre kushtetuese. Rezulton se 80% e rekomandimeve të këtij mekanizmi të KB-së kërkojnë ndërhyrje parlamentare. 

Një nga temat është edhe Pandemia KOVID 19, e cila u bëri thirrje shumë vendeve të ndërmarrin masa urgjente për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë. Sfida kryesore me të cilën përballen vendet është t'i përgjigjen me efikasitet kësaj krize shëndetësore, njëkohësisht duke siguruar që masat që i ndërmarrin nuk i cenojnë të drejtat e njeriut dhe liritë publike të qytetarëve. 

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.