Kumtime

E hënë, 29 nëntor 2021  

DELEGACIONI I KUVENDIT NË FORUMIN TRANSATLANTIK NË UASHINGTON 


Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të marrë pjesë në Forumin Transatlantik, i cili çdo vit në mënyrë tradicionale mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2021 në Uashington, D.C., SHBA.  

Në mbledhje morën pjesë delegacionet e parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe delegacioni i Parlamentit të Finlandës si mbikëqyrës. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë gjithë delegacioni në përbërje: Arta Bilalli-Zendeli, shefe dhe anëtarët Ilija Nikollovski dhe Antonijo Milloshoski. 

Ky lloj i evenimentit, i cili mbahet në format të mbyllur, mundëson shkëmbim të mendimeve me përfaqësues të lartë të pushteteve amerikane dhe ekspertë të shquar për prioritetet e jashtme politike kryesore të SHBA-së në kontekst të qëllimeve dhe aktiviteteve të NATO-s.  
 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.