Kumtime

E mërkurë, 1 dhjetor 2021

Delegacioni i Grupit Drejtues të Kuvendit për vizitë studimore në Riksdag

Delegacioni i Grupit Drejtues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Fadil Zendeli, kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Aleksandar Veljanovski, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nikolla Micevski, nga 1 deri më 4 dhjetor 2021 do të jenë për vizitë studimore në Parlamentin Suedez, me ftesë të anëtarëve të Grupit Drejtues të Riksdagut.

Sipas programit, deputetët nga të dy Dhomat Ligjvënëse do të shkëmbejnë përvoja dhe mendime për rolin legjislativ të parlamentit, më pas punën e komisioneve, marrëdhëniet mes partive në pushtet dhe opozitës, ndërsa parashihet edhe prezantimi i ekspertëve për modelin suedez të qeverisjes dhe administratës, përkatësisht ndarja e përgjegjësive ndërmjet niveleve të qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërmjet nivelit nacional, rajonal dhe lokal dhe elektoratit.

Në dhjetor të vitit 2020, Këshilli i Riksdagut miratoi vendim të zbatojë bashkëpunimin për zhvillim demokratik me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të forcimit të institucioneve demokratike dhe komunikimit të vlerave demokratike, përkatësisht shkëmbimit të përvojave ndërmjet deputetëve dhe ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve, me qëllim të krijojnë rrjete dhe në këtë mënyrë të ofrojnë mundësi për mbështetje dhe shkëmbim njohurish.

Gjatë vitit të kaluar, anëtarët e grupeve drejtuese të Kuvendit dhe të Riksdagut kanë mbajtur tri takime në distancë, ndërsa pas kësaj vizite të parë në Stokholm, është planifikuar vizitë kthyese në Shkup, në fillim të shkurtit 2022.  

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.