Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 30 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën Konstituive të Klubit të deputeteve 

Më lejoni që në emrin trim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh kënaqësinë që sot mund të përshëndes konstituimin e përbërjes së re të Klubit të Deputeteve në kuadër të dhomës ligjvënëse, që është trup joformal konsultativ për avancimin e të drejtave dhe pozitës së grave dhe në përbërje të së cilit bëjnë pjesë deputetet e përbërjeve aktuale. Ju uroj të keni mandat me të vërtetë të suksesshëm, që do ju bëjë Ju kolege të nderuara, mirëpo edhe të gjithë ne krenarë dhe të përmbushur.

më shumë...

E hënë, 21 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Dita e mësimit në gjuhën turke

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë të përshëndes Kryetarin lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, mikun tim, z.  Mustafa Shentop dhe anëtarët e nderuar të Delegacionit dhe më lejoni të shfrytëzoj këtë rast dhe Juve koleg i nderuar, të gjithë të pranishmëve në sallë, mirëpo edhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë turke, t'ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është për nder të bashkëqytetarëve tanë turq në vend, mirëpo, edhe të gjitha nderimet dhe kujdesin edhe ndaj Republikës së Turqisë, që është miku jonë tradicional, shumëvjeçar dhe i sinqertë.

më shumë...

E enjte, 17 dhjetor 2020, Amfiteatri i Rektoratit, Tetovë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e Shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës

Më lejoni që në fillim të fjalës sime të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjithë Ju të pranishmit në këtë Akademi solemne me të cilën shënohet përvjetori i themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, tempullit të përhapjes së diturisë dhe shkencës tani më plot 26 vite me radhë dhe të uroj kremtimin e edhe shumë jubileve tjera të ardhshme.

më shumë...

E mërkurë, 16 dhjetor 2020

Fjalimi përmes videos i Kryetarit Xhaferi në Shënimin e 100-vjetorit të orës së parë akademike në Fakultetin Filozofik në Shkup

Më lejoni që sot, përmes këtij fjalimi me anë të videos, të shpreh urime në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për 100-vjetorin e themelimit të Fakultetit Filozofik në Shkup, që në 1920-ën e largët, me dekret mbretëror e filloi veprimtarinë e vet arsimore- shkencore dhe me këtë e meritoi pietetin - institucioni më i vjetër i arsimit sipëror në shtet.

më shumë...

E premte, 4 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në seancën konstituive të Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore  

Gëzohem që sot, dy muaj pas Takimit të punës për deputetë, që në fakt ishte hyrje në rolin dhe funksionin e Klubit të çështjeve dhe politikave Rinore, Ju, kolegë të mi të dashur të ri, kuptohet, me ndihmën pa rezervë të miqve tanë të dashur nga Fondacioni i Demokracisë i Vestminsterit dhe Institutit Nacional Demokratik, sot e mbani seancën konstituive të Klubit të përbërjes së re parlamentare.

më shumë...

E shtunë, 21 nëntor 2020, Hotel "Uraniku" - Dibër

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës

Më lejoni të ndaj me ju kënaqësinë që sot jam këtu në mesin tuaj, në shënimin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kongresit të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve për pavarësi ku forca e ndjenjës kombëtare, me gjithë vullnetin, vizionin, forcën dhe guximin e delegatëve shqiptarë nga të gjitha vilajetet, ia doli të vë në tryezë për diskutim interesat, nevojat dhe të drejtat e shqiptarëve dhe pas një pune gjashtëditore, krahas miratimit të masave që kishin të bëjnë me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e kulturor të vilajeteve të Turqisë Evropiane, u përfshinë edhe masa të veçanta që kishin të bëjnë me shqiptarët a që u propozuan nga përfaqësuesit e kësaj rryme kombëtare shqiptare. 

më shumë...

E shtunë, 21 nëntor 2020, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Akademinë shkencore me rastin e Manifestimit kulturor-shkencor "Ditët e Alfabetit-II"

Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpreh nderimet dhe urimet e mia të përzemërta me rastin e festës së 22 Nëntorit, 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku edhe u bë unifikimi i alfabetit shqip dhe që kremtohet si festë e pranuar kombëtare e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 

më shumë...

E martë, 17 nëntor 2020

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në trajnimin për Komisionin e Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe  të Drejtave të Qytetarit

Në fillim, dëshiroj të përshëndes këtë nismë të Institutit Republikan Ndërkombëtar dhe të Partneritetit të Demokracisë të kongresit amerikan dhe të pohoj se ajo vjen në momentin më të përshtatshëm për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

më shumë...

E enjte, 29 tetor 2020, Holidej In 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës për deputetë: Hyrje në rolin dhe funksionin e Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore 

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot gjendemi këtu në këtë eveniment të bukur, i cili në fakt është fillimi i vazhdimit të një nisme të bukur e cila zanafillën e vet e kishte prej më 14 tetor 2017, kur u formua Klubi i Çështjeve dhe Politikave Rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

më shumë...

E mërkurë, 28 tetor 2020, Tiranë, Republika e Shqipërisë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në  Forumin ballkanik kundër anti-semitizmit 2020

Zonja dhe zotëri, të pranishëm në mënyrë virtuale në këtë konferencë speciale për Ballkanin, a me fokus në luftën kundër semitizmit, më vjen mirë që mundem në këtë mënyrë t'ju përshëndes dhe t'ju uroj para së gjithash të gjithëve të jeni me shëndet të mirë në këtë kohë të rrezikut global mbi shëndetin e çdo njeriu.

Njeriu, me të gjitha virtytet dhe mangësitë e veta, është qenia më e përkryer e cila di, mundet dhe në pjesën më të madhe të kohës e shfrytëzon në mënyrë të arsyeshme atë me të cilën është bekuar në jetë. Mirëpo, ka paste, për fat të keq ndonjëherë edhe periudha më të gjata kur arsyeja e shëndoshë mbetet dëshmitar memec i çnjerëzimit, kur mbisundon veprimi johuman mbi qeniet tjera të gjalla.

më shumë...

  • 1
  • ...
  • 4
  • 5
  • 6
  •        
Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.