Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 28 dhjetor 2021

DEKLARATA VJETORE PËRMBYLLËSE PËR MEDIAT E KRYETARIT XHAFERI

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar mediume, 
Sot ju ftova në dhënien e kësaj deklarate vjetore përfundimtare e cila gjithsesi përmes jush do të arrijë edhe te qytetarët tanë të nderuar a edhe te të gjithë ato që janë të interesuar për punën dhe shkallën e funksionimit dhe efektivitetit të dhomës ligjvënëse. 

më shumë...

E martë, 21 dhjetor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së arsimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut   

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë tani më tradicionalisht për këtë festë të bukur, të përshëndes Kryetarin lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Mustafa Shentop dhe anëtarët e nderuar të delegacionit, dhe tu uroj mirëseardhje të përzemërt në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

më shumë...

E enjte, 9 dhjetor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes këtë eveniment të sotëm me të cilin shënohet 9 Dhjetori - Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit. 

më shumë...

E diel, 28 nëntor 2021, Madrid

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë 143. të UIP (IPU) me temën: “Sfidat bashkëkohore për demokracinë: Tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë” 

Më lejoni që të shpreh kënaqësinë personale që sot jam i pranishëm këtu mes jush, pas një kohe të gjatë të takimit virtual dhe mbajtjes së asambleve të Unionit Interparlamentar në atë mënyrë, sot mundem edhe personalisht t’ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të jap kontributin tim në debatin për sfidat bashkëkohore për demokracinë dhe tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë, në emër të dhomës tonë ligjvënëse, e cila si edhe të gjitha institucionet ligjvënëse që janë shtëpitë e demokracisë dhe vendet ku dëgjohet zëri i popullit, i shndërruar në legjitimitetin e të zgjedhurve të tyre popullorë, ballafaqohet me të gjitha sfidat bashkëkohore në përpjekjen për funksionimin demokratik. 

më shumë...

E premte, 26 nëntor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën rajonale me temën "Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor", në organizim të Kuvendit të Republikës tsë Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Të nderuar, kam nderin që sot jam mikpritës i kësaj konference rajonale të parë të këtij lloji, të cilën e organizojmë bashkë me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, dhe në të cilën janë ftuar dhe janë të pranishëm kolegë të mi nga rajoni dhe gazetarë nga disa vende fqinje. 

më shumë...

E mërkurë, 10 nëntor 2021

Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Dialogun parlamentar për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbulimit në organizim të DKAF-it

Kam nderin të përshëndes fillimin e këtij dialogu parlamentar dyditor dhe të këmbimit ekspert në të cilin kolegët e nderuar nga parlamenti shqiptar dhe kosovar, bashkë me kolegët e mi të dashur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të diskutojnë për menaxhimin dhe mbikëqyrjen mbi zbulimin në Ballkanin Perëndimor.

më shumë...

E premte, 22 tetor 2021, Athinë 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të AP të KE me temën: Ardhmëria e përbashkët e të gjtihë qytetarëve evropianë

Më lejoni t’Ju përshëndes në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dhe njëherazi të drejtoj falënderim dhe urime ndaj mikpritësit tonë për organizimin e shkëlqyer të kësaj Konference të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

më shumë...

E premte, 1 Tetor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në uebinarin me temë:“Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe”

Dua që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes punën e këtij uebinari të sotëm, për të cilin besoj se do e vërtetojë parafytyrimin që e kemi në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dhomës ligjvënëse dhe gazetarëve, mirëpo, do i japë edhe përgjigjet për segmentet e mundshme ku dhe në cilën mënyrë mund të përmirësohet ai bashkëpunim. 

më shumë...

E hënë, 27 shtator 2021 Bërdo

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 "Roli i parlamenteve në kthimin e besimit në BE"

Më lejoni t’i shpreh mirënjohjen nikoqirit tonë për mbajtjen e këtij takimi në kuadër të kryesimit të Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Republikës së Sllovenisë, e cila është vazhdimisht mbështetësi ynë i fuqishëm në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe t’i uroj punë të suksesshme  kryesimit aktual dhe atij të radhës, kryesimit francez.

më shumë...

E premte, 24 shtator 2021 Budapest, Hungari 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për zgjerimin 

"Mundësitë e vendeve të Evropës Juglindore dhe kontributi i tyre në ndërtimin e ardhmërisë së Evropës" 

Më lejoni që në fillim të shpreh falënderim për mbajtjen tradicionale të këtij evenimenti në nivel më të lartë parlamentar të organizuar nga Kuvendi Nacional i Hungarisë dhe Kryetarit Llazllo Kover, që është edhe një dëshmi për angazhimet e Republikës së Hungarisë në dekadat e kaluara për integrimin tonë të përshpejtuar dhe të plotë evropian dhe euroatlantik.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 6
  •        
Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.