Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E diel, 28 nëntor 2021, Madrid

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë 143. të UIP (IPU) me temën: “Sfidat bashkëkohore për demokracinë: Tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë” 

I nderuar kryetar i Unionit Interparlamentar, z. Duarte Paçeko,
Të nderuar kolegë kryetarë të parlamenteve,
Kolegë të dashur,
Zonja dhe zotëri,

Më lejoni që të shpreh kënaqësinë personale që sot jam i pranishëm këtu mes jush, pas një kohe të gjatë të takimit virtual dhe mbajtjes së asambleve të Unionit Interparlamentar në atë mënyrë, sot mundem edhe personalisht t’ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të jap kontributin tim në debatin për sfidat bashkëkohore për demokracinë dhe tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë, në emër të dhomës tonë ligjvënëse, e cila si edhe të gjitha institucionet ligjvënëse që janë shtëpitë e demokracisë dhe vendet ku dëgjohet zëri i popullit, i shndërruar në legjitimitetin e të zgjedhurve të tyre popullorë, ballafaqohet me të gjitha sfidat bashkëkohore në përpjekjen për funksionimin demokratik. 

Duke filluar prej mënyrës së funksionimit në kushte të imponuara nga pandemia me Kovid-19 dhe sa e zvogëlon kjo besimin e qytetarëve në institucion. Sa mbetet institucioni i afërt me qytetarët me veprimin e vet ndonjëherë të improvizuar në kushte të atilla të restrikcioneve dhe protokolleve dhe, sa janë parlamentet të gatshme ti menaxhojnë vështirësitë që i sjell e sotmja? A jemi mjaftueshëm reprezentativ? Me këtë nuk mendoj vetëm në koloritin politik natyrisht. Mendoj në përfaqësimin e të gjitha grupeve të margjinalizuara, grupeve jo mjaftueshëm të përfaqësuara në shoqëri, gratë, të rinjtë, qytetarët apolitik qëllimi i vetëm i të cilëve është të kenë shoqëri funksionale, institucione në shërbim të qytetarëve, institucione që mund të përforcojnë besimin ndërmjet popullsisë dhe të jenë afër qytetarëve, me atë që do të ndërtojnë kulturë dialogu ndërmjet palëve të polarizuara, me atë që do të promovojnë diskurs politik kreativ i cili jep shpresë dhe inkurajon bashkëpunim konstruktiv dhe ndërpartiak.  Para së gjithash, me qëllime të sinqerta sepse vetëm ashtu mund të tejkalohet përçarja mes palëve, vetëm ashtu mund të bashkohemi rreth prioriteteve në marrjen e vendimeve të bazuara në prova, sepse, sa do që të jetë konkurrenca partiake e rëndësishme për demokracinë e shëndoshë, përsëri, polarizimi sjell me vete rreziqe të cilat në kohën e sotme të krizës pandemike, e cila, sado që të dua të jem optimist duke besuar se e tejkalojmë, për fat të keq, akoma nuk mund të flasim për këtë. Përkundrazi, situata në terren, me përhapjen e vazhdueshme të virusit kërkon shtrëngim të sërishëm të masave, kthim të protokolleve, a reagimi i qytetarëve ndaj kthimit të restrikcioneve të domosdoshme për të cilat kanë konsideruar se kanë përfunduar dhe janë pjesë e së kaluarës, e zgjon pakënaqësinë e tyre dhe e nxeh frustrimin e tyre. Reagimet janë në forma dhe dimensione të ndryshme mirëpo, ajo që mbisundon është ngopja nga rregullat e reja, obligimet dhe kufizimet e reja. Dhe, këtu fitojnë hapësirë të gjitha dezinformatat, të gjitha forcat shkatërruese. 

Duke e pasur gjithmonë ndërmend rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të parlamenteve në mbrojtjen e lirisë të së shprehurit në internet dhe promovimit të dallimeve në qëndrime, po aq i rëndësishëm është kundërshtimi i dezinformatave dhe fjalës së urrejtjes dhe parandalimi i perceptimit se si establishment politik, e humbim lidhjen me qytetarët. Që kjo të ndryshojë, nevojitet të japim shembull personal duke promovuar kulturë tolerance, kulturë inkluzioni dhe bashkëpunimi rreth çështjeve thelbësore. Nevojitet që globalizimi, me të gjitha të metat e tij, fillimisht të promovohet me të gjitha përparësitë e veta, qasjen dhe shpejtësinë, ta kthejmë në dobi të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet dhe parandalimit të potencialeve shkatërruese që e presin shansin e vet. Prandaj, le të jemi vigjilentë, të bashkëpunojmë ngushtë, të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në veprimin dhe funksionimin tonë, të jemi shtëpi dhe rojtar i vërtetë i demokracisë dhe paqes në vendet tona. 

Të dashur miq,

Të jesh pjesë e Unionit Interparlamentar do të thotë të jesh pjesë e përpjekjes së përbashkët në zgjidhjen e sfidave bashkëkohore në nivelin nacional dhe ndërkombëtar, me lidership politik dhe solidaritet në gjetjen e qasjeve të reja për mbrojtjen e demokracisë  dhe unë jam i bindur se kjo qasje do i japë rezultatet e kërkuara.

Të nderuar kolegë, Ju uroj punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë kësaj Asambleje.   

Ju faleminderit për vëmendjen!

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.