Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 26 nëntor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën rajonale me temën "Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor", në organizim të Kuvendit të Republikës tsë Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, z. Beçiq, 
I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Serbisë, z. Tvrdishiq,
I nderuar përfaqësues i Kuvendit të Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Prodanoviq,
I nderuar kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, z. Çadikovski,
Të nderuar kolegë deputetë,Të nderuar përfaqësues të shoqatave gazetare nga fqinjësia,
Të nderuara mediume,Zonja dhe zotëri,

Para se të fillojmë me pjesën përshëndetëse dhe të punës, më lejoni që t'ju lus për një heshtje njëminutëshe për nder të 44 qytetarëve të vendit tonë, viktima në aksidentin e autobusit që ndodhi në Bullgarinë fqinje, me shpresë se kurrë më nuk do të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje kaq pikëlluese. 

Të nderuar, kam nderin që sot jam mikpritës i kësaj konference rajonale të parë të këtij lloji, të cilën e organizojmë bashkë me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, dhe në të cilën janë ftuar dhe janë të pranishëm kolegë të mi nga rajoni dhe gazetarë nga disa vende fqinje. Kisha dashur që përbërja të ishte vërtetë më e gjerë, dhe besoj se edhe do të jetë në konferencat e radhës të këtij  formati, sepse mediumet janë të pranishme dhe të domosdoshme në çdo vend, rajon dhe çdo pjesë të botës. Dhe për mediumet vlejnë rregullat e njëjta, para së gjithash etike, e mandej në aspektin profesional dhe ligjor, edhe pse e dini se në aspektin ligjor, puna  e mediumeve është rregulluar me ligjet e çdo vendi individualisht. Sipas rregullit, duhet që baza ligjore primare nismëtare të jetë e njëjtë në të gjitha vendet, respektivisht, të jetë në drejtim të përmirësimit të sigurisë të punëtorëve mediatik dhe në të njëjtën kohë, mundësimin e të drejtës në shprehje të lirë, si e drejtë themelore e njeriut. Pikërisht kjo ishte arsyeja për të cilën pranova që Kuvendi të jetë bashkorganizues i këtij evenimenti bashkë me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, sepse konsideroj s e gazetarët janë partnerët tanë, partnerë të institucioneve, dhe partnerë të qytetarëve në ndërtimin e shoqërive më të mira, më humane dhe më tolerante ku shprehja e lirë është imperativ ndërsa bashkëpunimi i ngushtë është kryesor, edhe brenda në vend edhe jashtë kufijve të saj, respektivisht në rajon, duke mundësuar transparencë dhe publik në punën e institucioneve. 

Kolegë të dashur,

Gazetarët vendorë e dinë, prandaj këtë e them në mënyrë informative për të pranishmit tjerë në këtë konferencë. Gjegjësisht, qëndrimi im personal dhe qëndrim i përbashkët i kryesisë së Kuvendit prej çastit kur jam zgjedhur ka qenë çdoherë të jemi të hapur dhe në dispozicion për mediumet, përmes mediumeve për qytetarët, të hapur për organizatat joqeveritare dhe kuptohet, organizatat ndërkombëtare. Kam vendosur brifingje të rregullta mujore në të cilat ftohen të gjithë gazetarët e akredituar dhe në të cilat unë rri ulur me to dhe haptazi pa doreza përgjigjem në pyetjet e tyre të drejtpërdrejta. Krahas kësaj, çdoherë jam në dispozicion në telefon, pa protokolle, pa paralajmërime. Sepse e di, siç e dini edhe gjithë ju të pranishmit këtu se informacioni është vegël e fuqishme, jo më kotë mediumet quhen  forca e shtatë. Ai që e ka informatën, e ka edhe fuqinë për të vepruar. A gazetarët kanë detyrë ta kuptojnë hulumtojnë ose zbulojnë të parit informacioni, a me këtë vjen kuptohet edhe përgjegjësia më e madhe. Sepse në mënyrë thelbësore është i rëndësishëm integriteti personal i gazetarit apo i shtëpisë mediatike që e posedon informatën. Pyetja e dytë, por jo më pak e rëndësishme është vërtetësia e informacionit. Sa e saktë dhe sa e verifikuar është ajo? Sepse duhet të ketë vijë të qartë ndërmjet informimit të qytetar[ëve dhe me këtë përmbushjes së obligimit, dhe gjuajtjes dhe publikimit të lajmeve trtë rrejshme, të paverifikuara, vetëm për fitimin  rejtingut më të madh, për më shumë lexues apo për famën e shtëpisë mediatike, pa mbajtur llogari në atë çast se sa është dëmi që do e bëjë lajmi i rrejshëm, i paverifikuar dhe i publikuar në kohë jo të përshtatshme si i atillë.
Tani, rreth përmirësimit të rregullimit ligjor të politikave mediatike, e dini, në Republikën e Maqedonisë së Veriut u nxor Ligji për shpifje në përpilimin e të cilit ishin inkuadruar edhe punëtorët mediatikë. Natyrisht, ka nevojë për rregullim të tërësishëm, sepse çdo ligj i demonstron dobësitë e veta më së miri gjatë zbatimit, apo jo? Duhet të vazhdohet me përmirësimin e kornizës ligjore, në të vilën parimet themelore do të jenë liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve, sipas rekomandimeve të UNESKO-s, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Direktivave të Komisionit Evropian, duke pasur parasysh se anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik moti i përcaktuar. Një gjë është e qartë, rregullim ligjor doemos të ketë, ligjet doemos të vlejnë dhe të respektohen njëlloj nga të gjitha aktorët, komponentët dhe institucionet, me ç'rast, bashkëpunimi profesional nuk guxon të ngecë ndërsa përgjegjësia profesionale dhe ndërgjegjja gjatë publikimit të lajmeve duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, të jenë mirë të kontrolluara dhe me siguri të verifikuara. Këtu, rol shumë të madh ka integriteti personal dhe kolektiv i esnafit të gazetarëve, i redaktorëve, i personave publikë, a para së gjithash dhe mbi të gjitha, përgjegjësia personale dhe nënshtrimi i gazetarit ndaj ndikimeve, për shkak të iks arsyeve si varësia financiare,ј pozita më e mirë, avancimi apo ndonjë dobi tjetër. Do të theksoj edhe një çështje, edhe pse e di se ka edhe një milion tjera për të cilat duhet të flitet, mirëpo, me të vërtetë duhet të punohet edhe në drejtim të trajtimit jo të barabartë të gazetareve, nënshtrimit të tyre më të madh ndaj kanosjeve. Profesioni  nuk duhet të ketë parashenjë gjinore, profesionalizmi duhet të jetë njësia masë e vetme për çdo profesion.
Të dashur kolegë,
  
E di se ka edhe shumë çka të thuhet, dhe e dhe shumë çka të bëhet, mirëpo, edhe kjo konferencë rajonale është një fillim i mirë, apo jo? Mjafton që u ulëm bashkë në tryezë, ligjvënës dhe gazetarë nga rajoni, mirë është që do të kemi mundësi ti shprehim dhe kryqëzojmë mendimet tona, idetë, a akoma më mirë do të jetë nëse konferencën e rrumbullakojmë me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët, e cila do të jetë një lloj katalizatori për një bashkëpunim më të thellë rajonal dhe një hap përpara kah integrimi në Bashkimin Evropian, me përmirësimin e dialogut ndërmjet parlamenteve dhe shoqatave gazetare nga rajoni. Dhe prandaj, dua që me këtë rast të shpreh mbështetjen time ndaj Shoqatës së Gazetarëve të Ma qedonisë për nismën e ngritur, me inkurajim që të vazhdojnë dhe të pasurojnë prezencën në konferencat e këtilla rajonale me përfaqësues nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe çdoherë, do të jetë mbështetja Juaj. Ju faleminderit për vëmendjen dhe uroj punë të suksesshme të Konferencës! 
 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.