Aktivitete

E enjte, 2 dhjetor 2021

Prezantimi i ekspertëve për procesin ligjvënës suedez

Në ditën e parë të vizitës studimore në Kuvendin e Suedisë, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Fadil Zendeli, kryetar dhe anëtarët Maja Moraçanin, Aleksandar Veljanovski, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nikolla Micevski, me kolegët e tij realizoi shkëmbim të frytshëm për rolin ligjvënës të parlamentit, për fazat e procesit ligjvënës, si dhe për organizimin e punimeve të seancës plenare.

më shumë...

E enjte, 2 dhjetor 2021

Takimi i deputetit Jovan Mitreski me Vitalij Zagajnij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës, Jovan Mitreski, realizoi takim me delegacionin ukrainas të udhëhequr nga Vitalij Zagajnij, zëvendës i administratës rajonale shtetërore të Lvivit. Në shoqërinë e delegacionit mysafir ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë, SH.S Natalia Zadorzhnjuk.

më shumë...

E mërkurë, 1 dhjetor 2021

Pjesëmarrja e Delegacionit në AP-në e NATO-s në Forumin Transatlantik në Uashington

Asambleja Parlamentare e NATO-s, në bashkëpunim me Universitetin Nacional të Mbrojtjes të SHBA-së, nga 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2021, organizoi për herë të njëzetenjëtë Forumin Transatlantik tradicional në Uashington D.C.

më shumë...

E martë, 30 nëntor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Francisko Munis

Në takimin e sotëm protokollar me ambasadorin e sapoemëruar jorezident të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Francisko Munis, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, duke i uruar mandat të suksesshëm ambasadorit, potencoi se me Malajzinë, edhe pse kemi vendosur marrëdhënie diplomatike qysh në vitin 1993, mungon ndonjë bashkëpunim bilateral më përmbajtjesor në cilindo nivel dhe në këtë kontekst, ai shprehu shpresë se marrëdhëniet munden të inkurajohen në mënyrë të ndërsjellë kah intensifikimi, si në nivelin politik ashtu edhe në nivelin ekonomik para së gjithash.

më shumë...

E martë, 30 nëntor 2021

Çmim jubilar nga Fakulteti Filozofik për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, me ftesë të Dekanatit të Fakultetit Filozofik pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodij" në Shkup, kishte nderin të pranojë në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut çmimin jubilar në formën e Statujës, që Fakulteti Filozofik në Shkup e ndan me rastin e 100 - vjetorit të themelimit të fakultetit, në shenjë falënderimi dhe kënaqësie ndaj personave, organizatave dhe institucioneve që kanë lënë shenjë të rëndësishme në punën e fakultetit.

më shumë...

E martë, 30 nëntor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T.  Feliks Korona

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e  sapoemëruar të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Karlos Isauro Feliks Korona.

më shumë...

E diel, 28 nëntor 2021, Madrid

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë 143. të UIP (IPU) me temën: “Sfidat bashkëkohore për demokracinë: Tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë” 

Më lejoni që të shpreh kënaqësinë personale që sot jam i pranishëm këtu mes jush, pas një kohe të gjatë të takimit virtual dhe mbajtjes së asambleve të Unionit Interparlamentar në atë mënyrë, sot mundem edhe personalisht t’ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të jap kontributin tim në debatin për sfidat bashkëkohore për demokracinë dhe tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë, në emër të dhomës tonë ligjvënëse, e cila si edhe të gjitha institucionet ligjvënëse që janë shtëpitë e demokracisë dhe vendet ku dëgjohet zëri i popullit, i shndërruar në legjitimitetin e të zgjedhurve të tyre popullorë, ballafaqohet me të gjitha sfidat bashkëkohore në përpjekjen për funksionimin demokratik. 

më shumë...

Е premte, 26 nëntor 2021

Konferencë rajonale për përmirësimin e Dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor

Në Kuvend sot u mbajt Konferencë Rajonale me temë “Përmirësimi i dialogut ndërmjet shoqatave të gazetarëve dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor për  sektor më të fuqishëm civil”, organizuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë”, e cila filloi me një minutë heshtje për 44 qytetarët e vendit tonë, viktima në aksidentin e autobusit që ndodhi në Republikën fqinje të Bullgarisë.

më shumë...

E premte, 26 nëntor 2021

Delegacion i Kuvendit në Asamblenë e 143-të IPU-së

Në Asamblenë e 143-të të Unionit Interparlamentar (IPU), që mbahet nga 26 deri më 30 nëntor 2021 në Madrid të Spanjës, merr pjesë Delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në UIP, i përbërë nga: Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shef i delegacionit dhe deputetët Dime Vellkovski, Nikolla Micevski, Eli Panova, Arbër Ademi dhe Skender Rexhepi, anëtarë të Delegacionit në UIP. 

më shumë...

E premte, 26 nëntor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën rajonale me temën "Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor", në organizim të Kuvendit të Republikës tsë Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Të nderuar, kam nderin që sot jam mikpritës i kësaj konference rajonale të parë të këtij lloji, të cilën e organizojmë bashkë me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, dhe në të cilën janë ftuar dhe janë të pranishëm kolegë të mi nga rajoni dhe gazetarë nga disa vende fqinje. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 37
  •                                       
Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.