Aktivitete

E entje, 21 tetor 2021

Hapja e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve në Athinë 

Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Athinë më 21 dhe 22 tetor, në organizim të parlamentit grek dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën merr pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, e hapën Kryetari i parlamentit grek, z.  Tasullas, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Daems dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, znj. Pejçinoviq Buriq.

Hyrësit në temë, duke shprehur kënaqësi për shkak të prezencës fizike të 48 kryetarëve të parlamenteve, e theksuan rëndësinë e temave për të cilat do të debatohet gjatë samitit dyditor dhe propozimet që do të duhet tu drejtohen qeverive për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim të tejkalimit të sfidave aktuale. Në raport me temën për ndarjen e përvojave për sfidat që pandemia me KOVID-19 i imponoi mbi demokracitë dhe për zgjidhjen e krizave të ngjashme në të ardhme, u nënvizua rëndësia e parlamenteve si garantues të demokracisë në kohë krize dhe u përshëndet fakti që shumica e parlamenteve arritën ti sigurojnë përshtatjet e domosdoshme të rregullave dhe procedurave të veta me qëllim që të vazhdojnë ti kryejnë rolet kushtetuese gjatë pandemisë.   

Në debatin rreth rolit të parlamenteve dhe e drejta në ambient të shëndoshë dhe të qëndrueshëm jetësor, u drejtua apel ndaj përfaqësuesve të dhomave ligjvënëse të angazhohen për miratimin e masave me të cilat do të sigurohet e drejta në ambient jetësor të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, përfshirë edhe përmes protokollit plotësues ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, i cili duhet të jetë juridikisht obligues për vendet anëtare. Njohja eksplicite e të drejtës në ambient jetësor të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në Evropë si edhe në rajonet tjera në botë, do e hapë rrugën për një aksion të vendosur edhe në nivelin evropian edhe në atë nacional. 

Sipas agjendës, Kryetari Xhaferi do të drejtohet në ditën e dytë të Konferencës, në temën “Ardhmëria e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë”, ndërsa në margjinat e Konferencës janë paraparë takime me mikpritësin, Kryetarin e parlamentit grek, z.  Tasullas, dhe me nënkryetaren e parlamentit suedez, znj. Xhonson Fornave.

Evenimenti transmetohet drejtpërdrejt në linkun në vijim: http://213.199.134.196:5080/LiveApp/play.html?name=408750284018018436762008

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.