Aktivitete

E premte, 22 tetor 2021, Athinë 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të AP të KE me temën: Ardhmëria e përbashkët e të gjtihë qytetarëve evropianë

I nderuar Kryetar i Parlamentit grek, z.  Konstantino Tasullas,
I nderuar Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.  Rik Daems,
Të nderuar kolegë,
Zonja dhe zotëri,

Më lejoni t’Ju përshëndes në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dhe njëherazi të drejtoj falënderim dhe urime ndaj mikpritësit tonë për organizimin e shkëlqyer të kësaj Konference të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Këshilli i Evropës, më shumë se 70 vite, përmes zhvillimit të sistemit unik të konventave, ndihmon në mënyrë thelbësore në përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike në Evropë, për zhvillimin e sundimit të drejtës dhe mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të gjitha qytetarëve evropianë.  Dhe sot, kur bota është drejtuar para sfidave të vështira, Këshilli është akoma më shumë i nevojshëm se kurdoherë, që të mundemi me sukses ti tejkalojmë ato, dhe me këtë rast të evitojmë krijimin e vijave të reja të ndarjes, që ta krijojmë bashkë ardhmërinë e qytetarëve të Evropës, në pajtim me vlerat, nevojat dhe pritjet evropiane. 

Të nderuar të pranishëm,

Si duket ngadalë po dalim nga kriza e pandemisë dhe është koha për të bërë një pasqyrë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë bashkë në vitet në vijim. Kemi përgjegjësi të nxisim pjesëmarrje të zmadhuar demokratike me qëllim që qytetarët, sidomos të rinjtë, të ndihen të përfaqësuar në sistemin politik dhe ekonomik i cili duhet të përkojë në mënyrë përkatëse me nevojat e tyre. Si shtet, i kushtojmë vëmendje të madhe çështjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe prandaj, në vitin 2020, për herë të parë e nxorëm edhe Ligjin për të rinjtë, bashkë me politikat rinore me të cilat sigurohet qasje e gjerë, inkluzive dhe gjithëpërfshirëse për pjesëmarrjen rinore me një qëllim të vetëm, përforcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e krijimit të politikave për to, informimi i tyre aktiv, promovimi dhe mbrojtja e interesave të tyre, si edhe ngritje e vetëdijes publike për rëndësinë e të rinjve dhe rolit të tyre shoqëror. Krahas kësaj, fokusohemi në rikuperimin aktual postepidemik i cili është më se i nevojshëm, duke i pasur parasysh pasojat që i shkaktoi pandemia ndaj sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të vendeve. Gjithsesi, edhe mbrojtjes së gjeneratës së re të drejtave, gjegjësisht reduktimin e ndotjes, transformimeve të gjelbra dhe digjitale, si edhe reagimit më efikas ndaj ndryshimeve klimatike. Për këtë qëllim, parashikuam program të veçantë në buxhet, por përsëri, shpresojmë edhe në mundësitë që i ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare.

Sot, edhe në Bashkimin Evropian mbahet konferenca për ardhmërinë e Evropës, si forum publik për një debat të hapur, inkluziv dhe transparent me qytetarët, rreth një numri të madh të prioriteteve dhe sfidave kryesore. Edhe ne, si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor jemi të inkuadruar në debat, me qëllim që ti konfirmojmë aspiratat tona për anëtarësim, të japim kontribut konkret në avancimin e projektit evropian dhe të dëshmojmë se anëtarësimi jonë do e përforconte Bashkimin në mënyrë plotësuese. Në raport me trajtimin efektiv të të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe sundimit të drejtës, krahas përpjekjeve që i bën çdo vend individualisht, përsëri, më vjen mirë që jemi pjesë e Këshillit të Evropës që është në pozitën më të mirë për të zhvilluar vizionin për ardhmërinë e përbashkët të qytetarëve të Evropës, sepse ka mundësi ti inkuadrojë aktorët kryesorë në gjithë kontinentin edhe atë, qeveritë përmes Komitetit të Ministrave, parlamentet përmes Asamblesë Parlamentare, pushtetin lokal përmes Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, si edhe organizatat joqeveritare përmes Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare. Me rëndësi është të mendojmë dhe veprojmë në vijë të njëjtë, ti lëmë mënjanë interesat individuale dhe të përqendrohemi në ato që na bashkojnë, që janë përfitim i përbashkët dhe i domosdoshëm për të gjithë qytetarët. Të përpiqemi të përfitojmë apo të kthejmë besimin që e kanë në ne, si bartës të legjitimitetit të ndarë nga ato. Qytetarë të kënaqur do të thotë qytetarë besnikë, qytetarë besnikë do të thotë shtet i fuqishëm, shtet i fuqishëm do të thotë rajon i fuqishëm a rajon i fuqishëm do të thotë Evropë e fuqishme. 

Të nderuar kolegë,

Republika e Maqedonisë së Veriut, këtë vit kremtoi 30 vite nga shpallja e pavarësisë, 25 vite nga pranimi ynë në Këshillin e Evropës, por edhe 20 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë dhe paqësore të Ohrit. Gjithë këto janë përvjetorë që janë shenjë e rritjes dhe pjekurisë sonë, por edhe bazë e fuqishme që të mundemi me kënaqësi të konstatojmë se si vend, arritëm sukses të konsiderueshëm në implementimin e vlerave, parimeve, qëllimeve dhe standardeve që janë fondamenti i Organizatës.

Ju uroj punë të mbarë dhe të suksesshme!

Ju falënderoj për vëmendjen!

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.