СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА


DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË ORGANIZATËS VERI-ATLANTIKE KONTRAKTUESE, ME STATUS TË DELEGACIONIT SHOQËRUES (AP NATO) 

Delegacioni në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Veri-Atlantike Kontraktuese përbëhet prej shefit, dy anëtarëve dhe tre zëvendësanëtarëve.

                             Shef i delegacionit:  ERMIRA MEHMETI

                                                Anëtarë:  NATASHA SAVOVA-SALLKOVSKA
                                                                  PAVLLE TRAJANOV 
 

                              Zëvendësanëtarë:  ILIJA KITANOSKI 
                                                                  GORAN SUGARESKI
                                                                  ORHAN IBRAIMI

Asambleja Parlamentare e NATO-së është organizatë ndërparlamentare e deputetëve nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s dhe 17 anëtarëve të saj asociativ.  Asambleja paraqet forum kritik për dialog ndërkombëtar të deputetëve nga Evropa dhe nga Amerika Veriore të cilët së bashku diskutojnë për tema të interesit dhe vlerës së përbashkët. Asambleja është tërësisht e pavarur nga NATO por është lidhje ndërmjet parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare dhe NATO-së dhe kontribuon për përforcimin e mirëkuptimit të përbashkët në Aleancë.  Në fakt, Asambleja në mënyrë të kontinuuar kontrollon nëse vendimet e miratuara në nivel ndërshtetëror në kornizat e NATO-s, kanë mbështetje politike nga parlamentet e zgjedhura demokratike të vendeve anëtare. 

Detyra themelore e Asamblesë është që t’i tejkalojë interesat kombëtare dhe të tentojë përmes diskutimeve dhe seminareve për çështje të sigurisë të arrijë konsensus ndërmjet vendeve.  Për këtë, element bazë në punën e Asamblesë është që të shkëmbejë informata dhe të ndikojë mbi qëndrimet dhe interesat kombëtare.  Gjithashtu, Asambleja është forum ku çështje të caktuara aktuale të NATO-s testohen dhe vlerësohen.  Në këtë kuptim, Kuvendi në mënyrë indirekte luan rol të rëndësishëm në formimin e mendimeve politike.  Rekomandimet dhe rezolutat e Asamblesë dorëzohen deri te qeveritë dhe parlamentet kombëtare, si dhe deri te Sekretari Gjeneral i NATO-s dhe organizatat tjera relevante.  Në bazë të debatit në Këshillin e Përhershëm të NATO-s, Sekretari Gjeneral i NATO-s përgatit përgjigje të rekomandimeve dhe rezolutave të Asamblesë.

Qëllimet e KP-së të NATO-s shkurtimisht mund të formulohen si:

  • Të inkurajohet dialogu ndërmjet deputetëve për çështjet e rëndësishme të sigurisë; 
  • Të tërhiqet vëmendja parlamentare për çështjet qendrore të sigurisë, për politikën e Aleancës dhe mirëkuptimin më të madh për të; 
  • Të transmetohen qëndrimet kolektive parlamentare të ndërtuara në KP të NATO-s në NATO dhe në vendet anëtare të saj; 
  • Të zhvillohet kuptim më i mirë për politikën e NATO-s dhe të promovohet nivel më i lartë i përgjegjësisë kolektive; 
  • Të përforcohen marrëdhënies transatlantike; 
  • Të promovohet zhvillim i demokracisë parlamentare në rajonin euroatlantik me integrimin e deputetëve nga vendet që nuk janë anëtare në punën e KP-së të NATO-s; 
  • T’u ndihmohet parlamenteve të cilët në mënyrë aktive kërkojnë anëtarësim në NATO;  
  • Të rritet bashkëpunimi me vendet që janë më shumë të interesuara për bashkëpunim se sa për anëtarësim në NATO; 
  • Të ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare që janë të domosdoshme për kontroll efikas dhe demokratik të forcave ushtarake; 

KP i NATO-s mblidhet dy herë në vit në seanca plenare – në seancën pranverore që zgjat tre ditë dhe në seancën vjeshtore që zgjat pesë ditë.  Këto takime organizohen në vendet anëtare të NATO-s me ftesë të parlamenteve kombëtare. 

Organ kryesor i Asamblesë është Komiteti i Përhershëm i cili përbëhet nga liderët e Asamblesë dhe shefat e delegacioneve kombëtare.  Aktivitetet e përditshme të Asamblesë zbatohen përmes pesë komisioneve edhe atë:  Komisioni për Politikë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Ekonomi dhe Siguri, Komisioni për Shkencë dhe Teknologji dhe Komisioni për Dimension Civil të Mbrojtjes, së bashku me një  numër të madh të nënkomiteteve.   Me kërkesë të deputetëve formohen komisione dhe grupe punuese ad-hoc.  Komisionet përmbajnë takime të rregullta dhe organizojnë vizita shkencore.  Pastaj në takimet plenare të Asamblesë çdo komision paraqet raporte me shkrim për tema të cilat i ka studiuar dhe të njëjtat gojarisht i arsyeton. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në punën e KP-së të NATO-s për herë të parë ka marrë pjesë në vitin 1994, si vëzhgues i seancës së 41, që u mbajt në Paris, Francë.  Në seancën e njëjtë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë iu nda statusi i delegacionit asociativ.                 
 
 
 
 

 

Веб-страницата на Собранието користи колачиња (cookies).

Колачињата се користат за подобрување на Вашето корисничко искуство.