Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


DELEGACIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE MAQEDONISE NE KUVENDIN PARLAMENTAR TE ORGANIZATES KONTRAKTUESE TE ATLANTIKUT VERIOR

Delegacioni ne Kuvendin Parlamentar te Organizates Kontraktuese te Atlantikut Verior perbehet nga shefi dhe dy anetare.

Shef i delegacionit: BESIM DOGANI

                Anetare: GJORGJI OROVCANEC
                               VLLADO BUCKOVSKI

Zevendes anetare: GARIP KABA
                                ILIJA KITANOVSKI
                                ESAD RAHIQ

Kuvendi Parlamentar i NATO-se eshte organizate nderpalametare e deputeteve te vendeve anetare te Aleances se NATO-se dhe 17 anetareve te saj asociative. Kuvendi paraqet forum kritik per dialog nderkombetar te deputeteve te Evropes dhe Amerikes Veriore te cilat se bashku diskutojne per tema me interes dhe rendesi te perbashket. Kuvendi eshte teresisht i pavarur nga NATO por eshte lidhje ndermjet parlamenteve nacionale te vendeve anetare dhe NATO-se dhe kontribuon ne perforcimin e mirekuptimit te perbashket ne Aleance. Kryesisht, Kuvendi vazhdimisht kontrollon nese vendimet e marra ne nivel ndershteteror ne kuader te NATO-se, kane mbeshtetje politike nga parlamentet e zgjedhura demokratike te vendeve anetare.

Detyre themelore e Kuvendit eshte qe t’i tejkaloje interesat nacionale dhe te perpiqet qe nepermjet diskutimeve dhe seminareve per ceshtje te sigurise te arrije konsensus ndermjet vendeve. Prandaj element kryesor ne punen e Kuvendit eshte te kembeje informata dhe te ndikoje ne qendrimet dhe interesat nacionale. Gjithashtu Kuvendi eshte forum ne te cilin ceshtje te caktuara aktuale te NATO-se testohen dhe vleresohen. Ne kete kontekst, Kuvendi ne menyre indirekte luan rol te rendesishem ne formimin e mendimeve politike. Rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit u dorezohen qeverive dhe parlamenteve nacionale, si dhe sekretarit te pergjithshem te NATO-se dhe organizatave te tjera relevante. Ne baze te debatit ne Keshillin e perhershem te NATO-se, sekretari i pergjithshem i NATO-se pergatit pergjigje te rekomandimeve dhe rezolutave te Kuvendit.

Qellimet e KP te NATO-se shkurtimisht mund te formulohen si:

 - te inkurajohet dialogu ndermjet parlamentareve per ceshtje te rendesishme e te sigurta:

- te terhiqet vemendja parlamentare per ceshtjet qendrore te sigurta, per politiken e Aleances dhe mirekuptim me i madh per te:

- te barten qendrimet parlamentare kolektive te krijuara ne KP te NATO-se, ne NATO dhe ne vendet e saja anetare:

- te zhvillohet mirekuptim me i mire per politiken e NATO-se dhe te promovohet nivel me i larte i pergjegjesise kolektive;

- te perforcohen marredheniet transatlantike;

- te promovohet zhvillimi i demokracise parlamentare neper rajonin e euroatlantikut me integrimin e parlamentareve te vendeve te cilat nuk jane anetare ne punen e KP te NATO-se;

- t’u ndihmohet parlamenteve te cilat ne menyre aktive kerkojne anetaresim ne NATO;

- te rritet bashkepunimi me vendet te cilat me teper jane te interesuara per bashkepunim se sa per anetaresim ne NATO;

- te ndihmohet zhvillimi i mekanizmave dhe praktikave parlamentare te cilat jane te domosdoshme per kontrollimin efikas, demokratik te forcave ushtarake;

KP i NATO-se takohet dy here ne vit ne seanca plenare-ne takimin pranveror i cili zgjat tri dite dhe takimin vjeshtor i cili zgjate pese dite. Keto takime organizohen ne vendet anetare te NATO-se me ftese te parlamenteve nacionale.

Organ kryesor i Kuvendit eshte Komiteti i Perhershem i cili perbehet nga lideret e Kuvendit dhe shefat e delegacioneve nacionale. Aktivitetet e perditshme te Kuvendit zbatohen nepermjet pese komisioneve edhe ate: Komisionit politik, Komisionit per mbrojtje dhe siguri, Komisionit per ekonomi dhe siguri, Komisionit per shkence dhe teknologji dhe Komisionit per dimension civil te mbrojtjes, se bashku me nje numer te madh te nenkomiteteve. Me kerkesen e deputeteve formohen ad-hoc komisionet dhe grupe punuese. Komisionet mbajne mbledhje te rregullta dhe organizojne vizita studiuese. Pastaj ne seancat plenare te Kuvendit cdo komision paraqet raporte me shkrim per temat te cilat i ka studiuar dhe te njejtat i arsyeton me goje.

Delegacioni i Kuvendit te Republikes se Maqedonise per here te pare mori pjese ne punen e KP te NATO-se ne vitin 1994, si mbikeqyres i seances se 41-te, qe u mbajt ne Paris, France. Ne seancen e njejte Kuvendit te Republikes se Maqedonise iu nda statusi i delegacionit asociativ.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.